PROJEKTET NDËRTIMORE

Projektet e Renovimeve te kryera nga Allzone përfshijnë

Ndërtimi i nënkalimit në "Pejton" - Prishtinë

Nënkalimi nën bulevardin “Bill Klinton” është i një rëndësie të veçantë pasi që lidh lagjen më të populluar të qytetit “Dardania” me atë “Pejton” dhe kështu mundëson një frekuentim të madh ditor të qytetarëve pa penguar trafikun e automjeteve.
Ky është projekt i Komunës së Prishtinës i dhënë me koncesion.
Punimet për ndërtimin e tij kishin filluar në vitin 2009 dhe u mbyllën saktësisht një vit më vonë.
Ky nënkalim është investim i Allzone sh.p.k. dhe është ndërtuar duke plotësuar kriteret më të larta dhe me materiale të cilësisë më të lartë.
Kjo hapësirë ka 17,000 m² dhe përfshin 13 dyqane, WC-toalet, ashensor, shkallët elektrike, hapësirën e gjelbër, fontanën, etj.

NDËRTIMI I SHESHIT "IBRAHIM RUGOVA" - PRISHTINË

Në vitin 2012 Allzone fitoi kontratat për ndërtimin dhe furnizimin me materiale për Sheshet Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti. Projektet “Sheshet” u pasuan nga projekte të tjera të suksesshme dhe shumë të rëndësishme për kryeqytetin e Kosovës.
Ndërtimi i dy shesheve me një sipërfaqe totale prej 17000 m2, përfshinte lloje të ndryshme të punës duke filluar nga punimet përgatitore, ekzaminimin e infrastrukturës ekzistuese, matjet gjeodezike të terrenit, gërmimet, punimet e pllakave të zhavorrit dhe shtrimit, ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza dhe burime të ndryshme, ndërtimi i puseve të ujit dhe sistemit automatik të ujitjes së zonave të gjelbërta, punimet e instalimit elektrik, punimet e dritës tokësore dhe rrugore, ndërtimi i bazave të statujave, lustrimi përfundimtar, ndërtimi i dhomave të skulpturave për ujë, instalimi elektrik dhe i burimeve, ndërtimi i ndërtesave të reja infrastruktura dhe rinovimi i infrastrukturës së vjetër.

NDËRTIMI I SHESHIT "ZAHIR PAJAZITI" - PRISHTINË

RENOVIMI I "HOTEL UNION" - PRISHTINË

Hoteli Union së bashku me godinën e Muzeut të Kosovës të ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar përbëjnë ato pak vepra arkitektonike që kanë mbijetuar nga rrënimet dhe dëmtimet në Prishtinë.
Ky objekt gjendet në qendër të Prishtinës, fare pranë sheshit “Ibrahim Rugova”. Tani është në shfrytëzim të gjigantit italian të veshjeve Benetton Group.
Data e ndërtimit të tij i takon vitit të largët 1927.
Më 2009 ky objekt i cilësuar me rëndësi të veçantë fatkeqësisht u përfshi nga zjarri.
Në mars të një viti më vonë filluan punimet për restaurimin e objektit në bashkëpunim me nënkontraktorin Steda Kosova.
Edhe përkundër dëmitimit të madh të objektit, punimet rezultuan shumë pozitive ngaqë muret perëndimore dhe veriore u konzervuan, ndërsa fasadat u restauruan. Fasadat veriore – perëndimore dhe ajo jugore janë restauruar dhe punuar konform projektit arkitektonik të mëparshëm
Ky.

RENOVIMI I OBJEKTIT "TERANOVA" - PRISHTINË

Objekti i ish Treskas apo i njoftur si Teranova i cili ishte i
Ky.