NËNKALIMI NË “QYTEZËN PEJTON”
Nënkalimi nën bulevardin “Bill Klinton” është i një rëndësie të veçantë pasi që lidh lagjen më të populluar të qytetit “Dardania” me atë “Pejton” dhe kështu mundëson një frekuentim të madh ditor të qytetarëve pa penguar trafikun e automjeteve.
Ky është projekt i Komunës së Prishtinës i dhënë me koncesion.
Punimet për ndërtimin e tij kishin filluar në vitin 2009 dhe u mbyllën saktësisht një vit më vonë.
Ky nënkalim është investim i Allzone sh.p.k. dhe është ndërtuar duke plotësuar kriteret më të larta dhe me materiale të cilësisë më të lartë.
Kjo hapësirë ka 17,000 m² dhe përfshin 13 dyqane, WC-toalet, ashensor, shkallët elektrike, hapësirën e gjelbër, fontanën, etj.
Vlera e investuar në këtë projekt kap shifrën prej 2.5 milion eurosh.