PROJEKTET

Projektet e Renovimeve te kryera nga Allzone përfshijnë

Renovimi i Sheshit "Zahir Pajaziti"

Renovimi i njërit nga Sheshet më të qarkulueshëm të Prishtinës

NËNKALIMI NË QYTEZËN "PEJTON"

Nënkalimi nën bulevardin “Bill Klinton” është i një rëndësie të veçantë pasi që lidh lagjen më të populluar të qytetit “Dardania” me atë “Pejton” dhe kështu mundëson një frekuentim të madh ditor të qytetarëve pa penguar trafikun e automjeteve.
Ky është projekt i Komunës së Prishtinës i dhënë me koncesion.
Punimet për ndërtimin e tij kishin filluar në vitin 2009 dhe u mbyllën saktësisht një vit më vonë.
Ky nënkalim është investim i Allzone sh.p.k. dhe është ndërtuar duke plotësuar kriteret më të larta dhe me materiale të cilësisë më të lartë.
Kjo hapësirë ka 17,000 m² dhe përfshin 13 dyqane, WC-toalet, ashensor, shkallët elektrike, hapësirën e gjelbër, fontanën, etj.

HOTEL UNIONI

Hoteli Union së bashku me godinën e Muzeut të Kosovës të ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar përbëjnë ato pak vepra arkitektonike që kanë mbijetuar nga rrënimet dhe dëmtimet në Prishtinë.
Ky objekt gjendet në qendër të Prishtinës, fare pranë sheshit “Ibrahim Rugova”. Tani është në shfrytëzim të gjigantit italian të veshjeve Benetton Group.
Data e ndërtimit të tij i takon vitit të largët 1927.
Më 2009 ky objekt i cilësuar me rëndësi të veçantë fatkeqësisht u përfshi nga zjarri.
Në mars të një viti më vonë filluan punimet për restaurimin e objektit në bashkëpunim me nënkontraktorin Steda Kosova.
Edhe përkundër dëmitimit të madh të objektit, punimet rezultuan shumë pozitive ngaqë muret perëndimore dhe veriore u konzervuan, ndërsa fasadat u restauruan. Fasadat veriore – perëndimore dhe ajo jugore janë restauruar dhe punuar konform projektit arkitektonik të mëparshëm

NGROHJA E QYTETIT

Projekti i kogjenerimit (rehabilitimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë – Termokos)
Më në fund projekti që ishte paraparë të ndërtohej qysh në fillim të viteve 90-te të shekullit të shkuar gjeti përkrahje dhe atë falë financimit të Bankës Gjermane KFW, Qeverisë së Suedisë, Qeverisë së Luksemburgut, Komisionit Europian dhe Komunës së Prishtinës.
Kontraktori kryesor është Imtech Deutschland Gmbh & Co.KG, ndërsa ekzektues i punimeve në terren janë konzorciumi Allzone sh.p.k. dhe KWE
Sistemi i ngrohjes qendrore të Prishtinës do të lidhet përmes një tubacioni prej 12 km, me këmbyes nxehtësie dhe nxjerrje të avullit nga termocentrali Kosova B, duke e shndërruar këtë TC në central me prodhim të kombinuar të ngrohjes. Ky sistem do të bëjë kursimin e lëndës djegëse, mazutit, do të ulë shpenzimet si dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis. Ky rrjet ka paraparë instalimin e dy gypave KMR (fi 600/800) të mbështjellë me izolim dhe poliester. Brenda gypave janë kabllot përmes të cilave do të bëhet mbikëqyrja/monitorimi e rrjedhjeve eventuale përmes dy nënstacioneve që do të vendosen në Termokos dhe TC Kosova B.
Përgjatë trasesë 12 km janë paraparë katër stacione (puseta) çdo 3 km në të cilat do të instalohen valvulat si dhe kablli (optik) që do të bëjë të mundur komunikimin në mes Termokosit dhe TC Kosova B.
Ky projekt do të realizohet në tri faza.
Faza e parë përfshin instalimin e vijës së rrjetit nga termocentrali Kosova B deri te ngrohtorja e qytetit të Prishtinës – Termokosi.
Në fazën e dytë do të ndërtohen dy nënstacione të pompimit të ujit, njëri në termocentralin Kosova B, kurse tjetri në Termokos.
Faza e tretë ka të bëjë me lëshimin në punë të sistemit të ngrohjes së qytetit.