Teranova

Rekonstruimi i Objektit ish-Treska

Objekti i cili në Prishtine njihet me emrin Ish-Treska gjithashtu është pjesë e grupit tonë. Ky objekt është i ndërtuar në vitet 70-ta ndërsa që nga atëherë është shfrytëzuar nga bizneset por asnjëherë nuk është investuar në të. Pasi kompania jonë e ka blerë këtë objekt ne vitin 2018-2019 kemi bërë një renovim te tërësishëm prej përforcimit te strukturës se brendshme , hidroizolimit te saj, gjithashtu edhe ne fasadën e jashtme.

Procesi i kryerjes se punës ka qenë shumë kompleks për shume arsye ,e para sepse gjendet ne mes te sheshit Zahir Pajaziti dhe qasja me materiale ndërtimore ka qenë shumë e vështir, aspekti i sigurisë është një faktor kyç dhe për ketë gjatë realizimit te punëve  kemi rrethuar gjithë punishten dhe qasja në të për qytetaret dhe personat e paautorizuar ka qenë e pamundshme ne mënyrë qe  mos te rrezikohet askush gjatë kryerjes se  punimeve. Një koordinim shume te mirë  kemi pasur edhe institucionet komunale dhe kjo na ka ndihmuar t’i kryejmë punët ne një afat rekord ,dhe si gjithmonë i kemi dhënë qytetit te Prishtinës edhe një perlë me te cilën mund te krenohet.