HOTEL UNIONI

Hoteli Union së bashku me godinën e Muzeut të Kosovës të ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar përbëjnë ato pak vepra arkitektonike që kanë mbijetuar nga rrënimet dhe dëmtimet në Prishtinë.

Ky objekt gjendet në qendër të Prishtinës, fare pranë sheshit “Ibrahim Rugova”. Tani është në shfrytëzim të gjigantit italian të veshjeve Benetton Group.

Data e ndërtimit të tij i takon vitit të largët 1927.

Më 2009 ky objekt i cilësuar me rëndësi të veçantë fatkeqësisht u përfshi nga zjarri.

Në mars të një viti më vonë filluan punimet për restaurimin e objektit në bashkëpunim me nënkontraktorin Steda Kosova.

Edhe përkundër dëmitimit të madh të objektit, punimet rezultuan shumë pozitive ngaqë muret perëndimore dhe veriore u konzervuan, ndërsa fasadat u restauruan. Fasadat veriore – perëndimore dhe ajo jugore janë restauruar dhe punuar konform projektit arkitektonik të mëparshëm.

Rindërtimi i objektit është bërë konform standardeve europiane dhe me material të cilësisë së lartë.

Punimet e ish-hotelit Union kanë përfunduar në prill 2013.

Objekti ka 950 m², i ndarë në katër nivele – bodrum, përdhes, kat dhe nënkulm.