PËR ALLZONE

Allzone Sh.P.K. është themeluar në vitin 2008, por gjatë këtyre viteve ajo është zhvilluar me një hov jashtëzakonisht të madh në saje të projekteve ambicioze të cilat i ka realizuar. “Allzone” është bërë lider në fushën e ndërtimit të ulët dhe të lartë në Kosovë.

Përveç kësaj ajo tashmë ka bërë hap serioz edhe në lëmin e investimeve kapitale. Veprimtari tjetër e rëndësishme e kësaj kompanie është edhe furnzimi i institucioneve shtetërore dhe personave privatë me automjete speciale dhe të blinduara.

MISIONI DHE VIZIONI

Neve na bashkoi ëndrra për krijuar vepra të atilla të cilat do të mbahen mend nga gjeneratat që do të vijnë. Përkushtimi ndaj klientit, gama e gjerë e shërbimeve, siguria në punë, etika dhe krijimi i një ambienti në të cilin secila palë do të ndihet e vlerësuar dhe e plotësuar janë vetëm disa nga vlerat që karakterizojnë filozofinë tonë.

Jo vetëm një kompani ndërtimi, por edhe aleat besnik i ndërtimit i të ardhmes më të mirë për vendin tonë. Ky është vizioni ynë për cilin jemi zotuar që ta përmbushim.

Vizioni i kompanisë është të krijojë një kompani të shkëlqyeshme që krijon projekte, produkte dhe shërbime të shkëlqyera. Ne jemi krenarë për atë që kemi krijuar deri më sot për faktin se kemi marrë pjesë në disa nga projektet më të rëndësishme të qytetit të Prishtinës, dhe ne po presim ta bëjmë këtë në të ardhmen. Prioriteti ynë numër një janë produktet dhe shërbimet cilësore. Çdo gjë tjetër është dytësore.
Nëse mendoni se jeni të afte për tiu bashkangjitur stafit dhe te krijoni karier ne Allzone mos hezitoni na kontaktoni.

Ju lutëm shënoni email adresen tuaj.